-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pesë shqiptarët e evakuuar nga Izraeli mbërrijnë në Athinë

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka njoftuar se pesë shqiptarët e evakuuar dje nga Izraeli mbërritën në Athinë në orët e para të mëngjesit.

Tre prej tyre kanë mbërritur tashmë në Tiranë, ndërsa njëri pritet të kthehet sonte, ndërsa personi i pestë do të qëndrojë në Greqi, pasi është rezident atje.

Evakuimi u mundësua nga Ministria e Jashtme, me mbështetje nga ambasadat shqiptare dhe autoritetet izraelite, greke e bullgare.

Ministri Hasani falënderoi të gjitha palët e përfshira për bashkëpunimin.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve dhe bëri thirrje për uljen e tensioneve me Iranin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit