Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale lidhur me hetimet për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Drenas.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha se Bislimi është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit Besnik Bislimi. Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve”, theksoi ajo.









