-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Në 12 vite parlamenti nuk realizoi dot një reformë zgjedhore

Kryesoret

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë komisionit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg u shpreh se në Shqipëri në 12 vite parlamenti nuk ka arritur të bëjë një reformë zgjedhore të plotë.

Tabaku theksoi se opozita e ka mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, me akte konkrete dhe jo me fjalë.

“Pati shkelje të kritereve të Kopenhagës, përdorim të fondeve publike për fushatë zgjedhore dhe ndikim të grupeve kriminale në procesin zgjedhor.

Këto ishin zgjedhjet e para që prej hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, dhe për fat të keq, ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë.

U shkelën kriteret e Kopenhagës dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Më vjen keq ta them, por në 12 vitet e fundit, Kuvendi nuk ka qenë në gjendje të ndërmarrë një reformë të thellë për të adresuar këto çështje.

Së dyti, diskutuam edhe gjatë vizitës në Parlamentin Europian se Shqipëria ka vlera dhe asete që nuk i ka asnjë vend tjetër në rajon.

Opozita e ka mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, jo vetëm me fjalë, por me akte konkrete.

Askush nuk ka nevojë për një proces që ndodh vetëm në letër, ndërkohë që në terren realiteti mbetet i pandryshuar.”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit