Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Policia ka njoftuar se viktima, B.H., u gjet i pajetë nga familjarët e tij, dhe nga hetimet e para dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ngjarja ka ndodhur më datë 17 qershor 2025, dhe pas gjetjes së trupit, janë kryer veprimet e para hetimore nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.