Zjarri që përfshiu rreth 1 hektar të parkut me pisha në Kodër Krastë, pranë Elbasanit, është drejt shuarjes falë ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse të Elbasanit, Librazhdit dhe Forcave të Armatosura. Në terren u angazhuan 12 efektivë dhe një mjet zjarrfikës, duke ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Aktualisht, situata është nën kontroll, me disa vatra të vogla që po shuhen dhe monitorohen nga ekipet për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.