Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë konkluzionet përfundimtare për deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, i cili akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të parregullt.
Gjykata e Posaçme në seancë i ka kërkuar SPAK-ut që të mbajë parasysh faktin, që ai është deputet dhe familjar e për pasojë të dënohet me shërbim prove.
Avokati i tij kërkoi dënimin minimal ose me punë me interes publik, ose me gjobë. Pas kësaj, Gjykata e Posaçme u tërhoq në Dhomë Këshillimi për të marrë vendim.
Sipas SPAK, deputeti Xhafa, në gjendje të dehur, duke drejtuar automjetin e tij u aksidentua duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.