-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Kemi një skuadër të re, si asnjëherë tjetër

Kryesoret

Partia Socialiste po feston 34-vjetorin e themelimit të partisë. Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste në këto zgjedhje është një përgjegjësi e madhe.

“Kemi një skuadër të re, me jo pak por me 83 deputetë. Më shumë sesa numri, është përbërja e skuadrës, harmonizmi i eksperiencës me prurjet e reja. Është shpërndarja më e mirë sesa asnjëherë tjetër e peshës së përfaqësimit, që i japin kësaj skuadre të re, mundësinë që ta përballojë me sukses peshën e madhe që do mbaje në këto vite. Parlamenti do duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Si rezultat i një beteje të bërë me shumë përkushtim, kemi një skuadër mbështetëse, jashtëzakonisht premtuese në të gjitha njësitë administratë dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë këtyre muajve. Patjetër që vlera kryesore e kësaj skuadre janë burimet e veta njerëzore.

Procesi i antarësimit nuk është thjesht i qeverisë apo drejtuesve, por është një proces i shtrirë në të gjithë territorin. Shumë nga detyrat që ka ky proces mbeten për tu adresuar dhe duhet një kapital goxha cilësor”, u shpreh Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit