Ndeshja mes Palmeiras dhe Al Ahly, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube, është ndërprerë përkohësisht për shkak të motit ekstrem. Organizatorët detyruan evakuimin e tifozëve nga zonat e ulëseve të hapura të stadiumit, për të shmangur rreziqet që mund të shkaktoheshin nga kushtet e rënda atmosferike.
“Për sigurinë tuaj, do të kërkojmë nga të gjithë të largohen nga zona e tribunave dhe të strehohen brenda stadiumit për shkak të motit të rëndë në zonë. Stafi i eventit është i gatshëm t’ju udhëzojë dhe ndihmojë.
Ata që ndodhen në fushë, ju lutem ecni qetësisht drejt tunelit më të afërt, Sallës Perëndimore apo në korridorin e shërbimeve”, thuhet në njoftim.