Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka vizituar Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin jugor të Beer Sheva, e cila u dëmtua nga sulmet iraniane.
Netanyahu tha se i gjithë Izraeli po e paguan një çmim. Ai shtoi se kjo të kujton vërtet frymën e Blitz-it të popullit britanik”.
Gjithashtu Netanyahu pohoi se Izraeli po godet vetëm objektiva ushtarake, ndërsa tha se Irani “shënjestron dhe godet një spital”.
“Ata goditën një spital ku njerëzit nuk mund të ngrihen dhe të ikin me vrap”, u tha Netanyahu gazetarëve në vendngjarje, duke shtuar se Irani “goditi jo shumë larg nga këtu, ku ka një repart për fëmijë dhe foshnje”.