Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar për Times of Israel se Tel Avivi pret që presidenti amerikan Donald Trump të bashkohet në sulmet kundër programit bërthamor të Iranit.
“Presim që të bashkohen, por askush nuk i ushtron presion. Ata duhet të marrin vetë vendimin,” u shpreh zyrtari izraelit, duke shtuar se gjithçka pritet të qartësohet brenda 24 deri në 48 orët e ardhshme.
Gjithashtu sipas zyrtarit izraelit, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz është në koordinim të plotë me kryeministrin Benjamin Netanyahu, përfshirë edhe deklaratat kërcënuese ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.