Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg. Një 15-vjeçar duke drejtuar makinën dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, si dhe vet drejtuesi i mjetit. Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.