Ministri i Mbrojtjes i Izraelit u ka urdhëruar forcave të armatosura të intensifikojnë sulmet ndaj objektivave të regjimit iranian në Teheran me qëllim “destabilizimin” e tij.
“Ne duhet të godasim të gjitha simbolet e regjimit dhe mekanizmat e tij të shtypjes, siç janë [milicia paramilitare], si dhe baza e pushtetit të regjimit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike”, tha Yisrael Katz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Shefin e Shtabit të Izraelit, Eyal Zamir.
Ministri izraelit i Mbrojtjes tha se IDF duhet të kryejë një “evakuim masiv të popullsisë nga Teherani me qëllim destabilizimin e regjimit dhe rritjen e parandalimit në përgjigje të sulmeve me raketa brenda Izraelit, ndërkohë që vazhdon të shënjestrojë objektet dhe shkencëtarët për t’i dhënë fund programit bërthamor të Iranit derisa të arrihen plotësisht të gjitha objektivat e operacionit”.