Në ambientet e selisë së PS, do të nisë sot ‘shkolla verore’ e socialistëve. 54 janë deputetët e rinj, por vetëm 39 prej tyre që nuk janë ulur më parë në poste të nivelit të ministrave, zv/ministrave apo kryetarëve të bashkive do të ulen në bankat e shkollës verore, ndërsa lektori i tyre i parë do të jetë vetë kryeministri Rama. Ndër të parat që ka mbërritur në selinë rozë ka qenë Zegjine Çaushi, e cila doli fituese nga listat e Fierit dhe tërhoqi vëmendjen gjatë fushatës edhe me ‘debatet’ në distancë me Gazment Bardhin.
Po Berisha cfarë mendon?
“Me deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë: nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës dhe krimin në Shqipëri.
Ju vend në parlament nuk keni! kaq
Dorëzoni mandatet, të bëhen zgjedhje dhe kjo është e gjithë puna.
A e pe ti se çfarë bëhet?
Të gjitha votat në fletët pa firma i merrte vetëm një person që quhet famozja Sara Mile. E kuptuat pra.
Kanë ndodhur gjëra që ndoshta Treni Bullgar është thjesht njëri komponent se duket se ka pasur dhe ndërhyrje të tjera shumë më të mëdha.
E thashë në fjalën e parë që mbajta, aty në parlament vjen Elvis Doçi, Xhevdet Troplini, Fatmir Troplini, vjen Poja, vjen karteli i drogës Troplini.
Në parlament vjen karteli i drogës i Gjushit, Shqopës, etj me radhë.
Në parlament vjen karteli i heroinës dhe kokainës i Elbasanit, Suel Çela me lejtnantët e vet.
Pra, vijnë baronët e drogës.
Kjo është e vërteta e parlamentit që vjen” tha ai.