Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi po zhvillon bisedimet në Gjenevë me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania, së bashku me shefin e politikës së jashtme të BE-së.
Pak para se të niste takimi, sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy tha se “ekziston një dritare” për t’i dhënë fund krizës në rritje në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu po pritet vendimi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të marrë brenda dy javësh në lidhje me sulmet ndaj Izraelit.