-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet me Izraelin, Britania dhe BE takohen sot me Iranin në Gjenevë

Kryesoret

Një takim i rëndësishëm diplomatik do të zhvillohet këtë të premte në Gjenevë, ku ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Iranit pritet të ulen përballë njëri-tjetrit, për herë të parë që nga përshkallëzimi i fundit në Lindjen e Mesme. Në diskutime do të përfshihet edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Qëllimi kryesor është qartësisht shmangia e një konflikti më të gjerë dhe kthimi në rrugën e bisedimeve. Ministri britanik i Jashtëm, David Lammy, ka theksuar se “koha për të ulur tensionet është tani” dhe se askush nuk përfiton nga një përplasje e re në rajon.

Nga pala franceze, është përsëritur qëllimi për të ndalur përfundimisht ambiciet bërthamore dhe programin e raketave balistike të Iranit një çështje që vazhdon të mbajë pezull sigurinë ndërkombëtare.

Ky takim shihet si një mundësi e rrallë për të rifilluar komunikimin direkt mes Iranit dhe fuqive perëndimore, në një kohë kur zhvillimet në Lindjen e Mesme po marrin përmasa gjithnjë e më shqetësuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit