Një seri aksidentesh ka ndodhur sot në autostradën pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës, ku janë përfshirë tetë automjete.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ndërsa deri tani raportohet vetëm për dëme materiale, pa persona të lënduar.
Si pasojë e aksidenteve, trafiku në autostradë është ndalur, duke shkaktuar bllokime dhe kolona të gjata automjetesh.