Fiorentina ka finalizuar transferimin e Jakopo Facinit nga Empoli, një mesfushor premtues i Italisë U21 që ndiqej nga disa klube të njohura. Klubi vjollcë ka bindur talentin të bashkohet me projektin e tij sportiv.
Gjatë negociatave për Facinin, në skenë ka dalë edhe emri i Kristjan Asllanit. Mediat italiane raportojnë se Fiorentina po shqyrton seriozisht mundësinë për ta afruar mesfushorin shqiptar, i cili aktualisht është pjesë e Interit.
Të dy lojtarët kanë të njëjtin menaxher, dhe “Gazzetta dello Sport” shkruan se Fiorentina ka nisur kontaktet për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm të Asllanit, por çdo vendim pritet të merret pas Botërorit të Klubeve.