Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32-vjeçar i cili ka vjedhur një aparat celular në bashkëpunim me një person tjetër.
Në orët e para të mëngjesit me 19 qershor, 32-vjeçari me iniciale K.B., dhe 38 vjeçari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë celularin një 31-vjeçari, në lagjen “5 Maj”.
38-vjeçari me iniciale K.T., ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë po vijon puna për arrestimin e 38-vjeçarit.