-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po transportonin drogë me makinë për t’i shitur, arrestohen pesë persona

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg cannabis sativa.

Policia ka ndaluar në Valias 2 automjete të dyshuara me drejtues A.P 25 vjeç dhe pasagjer E.P., 26 vjeç. Ndërsa makina tjetër “Jaguar” e ndiqte atë nga pas dhe ishte me drejtues E.B., 23 vjeç dhe pasagjerët dy vëllezërit E.G., 22 vjeç dhe Sh.N. (G) 20 vjeç, të cilët tentuan që të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues A. P., policia gjeti 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit