Policia italiane në Piza arrestoi një 31-vjeçar shqiptar gjatë një kontrolli trafiku pranë Crespina Lorenzana, ku u sekuestruan 6 blloqe kokainë me peshë rreth 5.9 kilogramë.
Shoferi u ndalua pasi po shmangte rrugët kryesore, dhe gjatë kontrollit u zbulua një vend i fshehtë brenda makinës, ku ishte droga. Në banesën e tij në Cascina, policia gjeti edhe 6,800 euro cash dhe mjete për paketimin e drogës.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e trafikut.