Kancelari gjerman, Friedrich Merz i bëri thirrje Iranit që menjëherë të nisë bisedime me SHBA-në dhe Izraelin për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin aktual.
Sipas zëdhënësit të tij, Merz do të “koordinohet ngushtë” me partnerët e tij në SHBA dhe BE për hapat e mëtejmë sa i përket situatës në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Stramer i bëri thirrje Iranit që të kthehet në tryezën negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për ti dhënë fund kësaj lufte.