Mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan, komentoi fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Urawa Red Diamonds, duke theksuar nevojën për përmirësim dhe luftë të vazhdueshme.
“Jemi të lumtur për fitoren, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Besuam deri në fund dhe arritëm qëllimin,” tha Mkhitaryan për kanalet zyrtare të FIFA-s.
Ai shtoi se ekipi po punon fort për të shkuar sa më larg në kompeticion dhe se trajneri i ka kërkuar të gjithë lojtarëve të besojnë në aftësitë e tyre dhe të mos heqin dorë deri në fund.
“Sot treguam forcën tonë dhe duhet ta bëjmë kështu çdo herë,” përfundoi mesfushori.