-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikanët izraelitë të opozitës falenderojnë Trumpin: Vlerësim të thellë për presidentin

Kryesoret

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid ka reaguar ndaj sulmeve amerikane kundër objektivave bërthamore iraniane. Lapid ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe sipas tij nata e sulmeve është një natë historike për të gjithë Lindjen e Mesme. Ai shtoi se Irani është një kërcënim për të gjithë botën.

“Faleminderit Presidentit Trump. Faleminderit SHBA-së. Një Iran bërthamor është një kërcënim për të gjithë botën. Sonte, një garë armësh bërthamore në Lindjen e Mesme u shmang”, shkruan Lapid.

Kryetari i Unitetit Kombëtar, Benny Gantz u shpreh se vendimi i Trump për të goditur objektet bërthamore të Iranit e bën botën, Lindjen e Mesme dhe Izraelin vende më të sigurta.

“Dua t’i përcjell Presidentit Trump dhe popullit amerikan vlerësimin tim të thellë për lidershipin, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre të qartë me Izraelin gjatë gjithë kësaj fushate dhe sonte veçanërisht kundër regjimit iranian”, shkroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit