Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve për shtatzëni. Ajo në një intervistë mohoi aludimet për shtatzëni, si dhe tregoi se ka ndërmend që të ngrijë vezët.
“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCO… e kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë” u shpreh ajo.
Armina tha se si nëna e saj dhe vjerra Liri Berisha i kërkojnë që ajo t’i bëjë atyre një nip ose mbesë. Ajo tha se çdo gjë do ndodhë në momentin e duhur, teksa foli me fjalë vlerësimi për Lilin, vjehrrën e saj.
“Kam një vlerësim jashtë mase të madh për Lilin. E ka thënë patjetër ‘bë një beb se ta rris unë’, edhe mami im e ka thënë. Kur të jetë momenti do bëhet”, tha Armina Mevlani.