Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për sulmet amerikane drejt Iranit. I ftuari juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se marrëdhëniet Rusi dhe SHBA nuk janë ato që duken.
Spahiu tha se koha do të tregoj të githë atyre që Rusia do të bëhet palë me Iranin dhe do të përfshihet në konflikt.
“SHBA ende nuk e ka shpallur luftën shtet me shtet. Kjo hapësirë ka nxjerrë zbuluar dy gjëra të mëdha. E para ka nxjerrë dobësim ose avantazhet që ka Irani dhe Izraeli. E dyta koha do të tregoj të githë atyre që Rusianuk do të bëhet palë me Iranin dhe nuk do të përfshihet në konflikt. Marrëdhënia SHBA-Rusi nuk janë ato që duken.
Rusia dhe presidenti amerikan 50% kanë luajtur në bllof kanë bërë deklarata të ndryshme në 24 orë. Mendoj që pas kuintave bëhet fjalë dhe Rusia nuk do të bëhet krah i Iranit.
Sulmet e sotme ishin pothuajse fishekzjarre e njëjta që u përdor në 2020 që u hodh për vrasjen e komandantit iranian. Ishte më shumë mesazh publik që po hakmerremi.”, tha Spahiu.