Presidenti Rexhep Tajip Erdogan theksoi se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj sovranitetit të Iranit dhe sigurisë së rajonit. Erdogan në një aktivitet të sindikatës së nënpunësve civilë në Ankara shprehu kundërshtimin për sulmet ndaj Iranit.
“Ne jemi vendi që ka demonstruar qëndrimin më të qartë që nga 7 tetori. Ndërsa opozita zyrtare njollos rezistencën palestineze, duke e karakterizuar atë si terrorizëm, ne qëndrojmë të palëkundur në krah të vëllezërve tanë në Gaza. Po bëjmë përpjekje të forta që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër vendit tonë fqinj, Iranit, të mos çojnë në një katastrofë edhe më të madhe. Ne kurrë nuk i miratojmë sulmet ndaj sovranitetit të rajonit tonë dhe shprehim kundërshtimin tonë”, tha Erdogan.
Ai shtoi me 24 qershor do të jetë në Hagë për Samitin e NATO-s dhe theksoi mobilizimin e tij “për të shmangur fatkeqësitë e pariparueshme”.