-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi iranian në Katar, reagon Trump: Përgjigje shumë e dobët

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në Truth Social në lidhje me sulmin iranian në Katar. Trump totë se përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët. Ai falenderon të gjithë që i kanë njoftuar ata më herët në lidhje me sulmin iranin në Katar.

“Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim, dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë shumë efektive”, thotë Trump.

Ai thotë se 14 raketa u qëlluan nga Irani, 13 prej të cilave u “rrëzuan” dhe një tjetër u drejtua në një “drejtim jo kërcënues”.

“Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk është lënduar dhe dëmet kanë qenë thuajse të papërfillshme. Më e rëndësishmja, ata duket se e kanë “shkarkuar” gjithë mllefin e tyre, dhe shpresojmë që nuk do të ketë më urrejtje në të ardhmen.

Dua të falënderoj Iranin për paralajmërimin e hershëm, i cili e bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta tani Irani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do të inkurajoj me gjithë zemër që edhe Izraeli të bëjë të njëjtën gjë.”, shkruan Trump.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit