Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor Dritan Lleshin për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai është dënuar me 8 muaj burgim, pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar.
Sipas vendimit të GJKKO, dënimi fillimisht ishte 1 vit burgim, por u ul me një të tretën në bazë të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale. Dënimi do të fillojë të llogaritet nga dita e marrjes së vendimit përfundimtar dhe do të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.
Gjithashtu, telefoni celular i sekuestruar i markës Samsung do t’i kthehet pronarit A.N. Shpenzimet proceduriale prej 40,060 lekësh do t’i ngarkohen të pandehurit. Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
/5pyetjet.al