Një kontroll i befasishëm u zhvillua në Burgun e Peqinit, ku i dënuari Indrit Shaqja u gjet duke mbajtur një telefon celular në përdorim dhe një pajisje USB, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Operacioni u krye nga policia e institucionit pas informacioneve operative për sende të ndaluara brenda burgut. Struktura e SHKBB-së nisi menjëherë procedurat për të sqaruar mënyrën se si pajisjet hynë brenda ambientit penitenciar.
Burime pranë sistemit penitenciar bëjnë me dije se kontrollet e befasishme janë intensifikuar kohët e fundit për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme brenda burgjeve.









