-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: 13 vite burg për ish-shefin e komisariatit

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 6 persona të akuzuar për trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje, raste të cilat janë zbuluar përmes programeve të koduara Sky ECC. Për ish-shefin e krimeve të Komisariatit Nr.6 Dedan Gjonaj u kërkua 13 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 8.4 vite burgim.

Për Ismail Zenelin, SPAK kërkoi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg; Bujar Gërmizi 10 vite burg/gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg; Adrian Cenaj 7 vite burg/ gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg; Besmir Murtati 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg dhe së fundmi Albert Prenga 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg.

SPAK thotë se nëpërmjet zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky kishte dokumentuar 4 raste të përfshirjes në trafik të kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për realizimin e një atentati ndaj dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela. Ngjarja nuk u realizua, teksa ish-efektivi Dedan Gjoni rezulton t’i ketë ndihmuar me informacione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit