-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katari dhe SHBA nisin përpjekje të reja për armëpushim në Gaza

Kryesoret

Katari ka intensifikuar përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim të ri në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Sipas një deklarate të zyrtarit të Hamasit, Taher al-Nunu, komunikimet mes Katarit dhe Egjiptit si ndërmjetës kanë hyrë në një fazë më të ngjeshur, megjithatë ende nuk ka një propozim konkret për paqe.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po bëhet “përparim i madh” drejt një marrëveshjeje për ndalimin e luftës në Gaza. Ai e lidhi këtë optimizëm me arritjen e një armëpushimi paraprak mes Izraelit dhe Iranit, duke shtuar se lajme të mira për situatën në Gaza mund të vijnë së shpejti.

Konflikti në Gaza ka hyrë në muajin e 21-të dhe përpjekjet për ndërmjetësim deri më tani nuk kanë dhënë rezultat konkret, megjithëse diplomacia ndërkombëtare po përpiqet ta shtyjë palët drejt një marrëveshjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit