-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbi/ Tre të arrestuar për planifikim të rrëzimit të dhunshëm të pushtetit

Kryesoret

Prokuroria Publike në Beograd ka njoftuar arrestimin e tre personave nën dyshimin se po planifikonin një “ndryshim të dhunshëm të pushtetit” në Serbi. Të dyshuarit, të identifikuar me inicialet I.M, N.A dhe B.M, dyshohet se më 21 qershor kanë zhvilluar një takim në një hotel në Kralevë për të organizuar veprimtari kundër institucioneve shtetërore.

Prokuroria tha se ata kishin synuar përdorimin e armëve dhe sulm ndaj institucioneve si Qeveria, media proqeveritare dhe ndërtesa të tjera shtetërore. Njërit prej tyre iu gjet një armë zjarri dhe fishekë.

Ndër të arrestuarit është edhe ish-kreu i Sindikatës Ushtarake të Serbisë, Novica Antiq, i cili më herët është përmendur nga burime perëndimore si figurë me ndikim rus. Arrestimet kanë shkaktuar reagime në opinion, sidomos pas ndalimit të një studenti protestues, Stefan Tomiq, të akuzuar për thirrje për ndryshim të rendit kushtetues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit