Prokuroria e Posaçme dha sot pretencën për të akuzuarit për dosjen Sterilizimi.
Për Klodian Rjepaj SPAK kërkon 10 vjet burg / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 6 vjet e 8 muaj.
Për Ilir Rrapaj, kërkon 10 vjet burg / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 6 vjet 8 muaj.
Për Marsela Serjanajn SPAK kërkon 3 vjet 6 muaj / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 2 vjet 4 muaj.
Për Sajmir Kadiun kërkon 3 vjet 6 muaj / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 2 vjet 4 muaj
Për Petref Mersinin 3 vjet 6 muaj/ për shkak të gjykimit të shkurtuar, 2 vjet 4 muaj dhe pezullim, 4 vjet Shërbim Prove.
I pandehur për “Sterilizimin” është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dosja e të cilit është ndarë. Ai do të gjykohet me gjykim të zakonshëm, ndërsa nuk i ka pranuar akuzat ndaj tij.