-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacion i SPAK, Braho: 15 masa sigurie dhe sekuestrim i rreth 1 milion eurove

Kryesoret

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka dhënë detaje mbi një operacion të përbashkët me Antimafian italiane, gjatë të cilit janë ekzekutuar masa sigurie dhe janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

“Ky është një rezultat i përbashkët. Në lidhje me këtë çështje janë ekzekutuar 15 masa, 10 janë ekzekutuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Është një element i rëndësishëm i këtij rasti, jo vetëm goditja e këtij aktiviteti të krimit të organizuar të drogës, por dhe produkti i krijuar nga ky aktivitet i paligjshëm. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar rreth 1 milion euro para në gjendje cash. Po kështu nga GJKKO në Tiranë, janë sekuestruar pasuri të tjera, llogari bankare, shoqëri, që dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale. Dua të përmend operacionit “Shpirti”, “Kulmi” dhe “Ura” ku u dënuan penalisht 167 persona dhe për 145 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme nga 12 vite burg e deri në 20”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit