-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 vatra zjarri izolohen në 24 orë, rreziku përsëri i lartë në Fier

Kryesoret

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të Shqipërisë, të cilat janë izoluar nga forcat e mbrojtjes civile. Sipas informacionit të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes, operacionet për shuarjen e zjarreve përfshinë 78 forca operacionale dhe 11 automjete zjarrfikëse.

Vatrat e zjarrit janë shuar pas angazhimit intensiv të ekipeve në qarqet Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Berat.

Për sot, pritet një nivel rreziku “I Lartë” për zjarret në Fier, dhe “I Modest” për qarqet e tjera. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëjnë thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm për shkak të temperaturave të larta dhe të njoftojnë menjëherë për çdo rast zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit