Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, ku një taksi me drejtuesin dhe dy turistë ka dalë jashtë rrugës.
Të tre personat kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë ndihmën e parë nga kalimtarët e rastit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.