-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha çon një sinjal tek amerikanët: Ergys Agasi, koordinatori i Ramës për kartelet

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një intervistë me gazetarin amerikan Alex Newman lidhur me situatë politike aktuale në Shqipëri.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me kartelet e drogës dhe për ushtrimin e një kontrolli total mbi drejtësinë dhe mediat.

Gjatë fjalës së tij, ai e quajti Shqipërinë “Republika e George Soros-it”, duke pohuar se reformat kushtetuese, gjyqësore dhe zgjedhore janë diktuar nga fondacioni i Soros, me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Berisha paralajmëroi se modeli shqiptar po rrezikon të përhapet edhe në vendet perëndimore, dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mbrojnë lirinë nga drejtësia e politizuar, censura dhe ekstremizmi i majtë.

“Që kur Edi Rama erdhi në pushtet, Shqipëria u bë i vetmi narko-shtet në Evropë. Njëkohësisht, u kthye në Republikën e George Soros-it.

Rama u soll në pushtet nga bandat kriminale, dhe ai vetë vjen nga një familje ku babai i tij ka firmosur dënime me vdekje për disidentë në vitin 1988. Për të, krimi është mjet dhe ndihmë.

Në 2015, Rama lejoi mbjelljen masive të kanabisit në të gjithë vendin. Miliona dollarë u krijuan nga kjo industri ilegale, dhe shqiptarët e përfshirë në këtë aktivitet tani kontrollojnë kartele droge në Meksikë, Kolumbi, Ekuador, Bolivi. Këto kartele janë të lidhura ngushtë me qeverinë Rama.

Në Shqipëri po lulëzon një ekonomi tipike e drogës, ku ndërtimi është sektori kryesor që mban “në këmbë” ekonominë, ndërsa prodhimi industrial dhe eksportet bien çdo vit.

Edi Rama ka një “koordinator kartelet” në zyrën e tij të quajtur Ergys Agasi. Porti i Durrësit është dhënë nën kontrollin e kartelit Troplini, një nga më të rrezikshmit në Evropë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit