Irani ka nisur rihapjen graduale të hapësirës ajrore në disa rajone të vendit, përkatësisht në lindje dhe juglindje, për të mundësuar fluturime ndërkombëtare dhe kombëtare. Sipas një deklarate të bërë nga Majid Akhavan, zëdhënës i Ministrisë së Rrugëve dhe Urbanizimit të Iranit, fluturimet janë të mundshme tashmë në rajone të tilla si Bojnord, Mashhad, Sebzvar, Birjand, Zabul, Zahedan, Seravan, Chabahar, Iranshahr, Gonabad, Jiroft, Cask dhe Sarakhs.
Akhavan theksoi se hapja e këtyre rajoneve ka ardhur pas miratimeve nga institucionet përkatëse, me qëllimin e rikthimit të fluturimeve në normalitet, ndërkohë që siguria e fluturimeve mbetet përparësi. Sipas tij, fluturimet në këto zona do të jenë të mundshme për transit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ndërkohë, të gjithë aeroportet në veri, jug dhe perëndim të vendit, përfshirë aeroportet “Imam Khomeini” dhe “Mehrabad” në Teheran, mbeten të mbyllura për fluturime deri në një njoftim të dytë.
/5pyetjet.al