Qershori është një muaj mjaft i rëndësishëm për shqiptarët e Çamërisë. Ditën e sotme u zhvillua konferenca shkencore kombëtare me temë “Çështja çame–Histori, kujtesë dhe ndërgjegje kombëtare”, në kuadër të 81-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” zoti Alket Veliu deklaroi se vetëm nëpërmjet njohjes së vërtetës dhe krimeve të ndodhura ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe dënimit moral të tyre mund të sigurojmë që kjo histori të mos përsëritet më.
“Çështja çame është një padrejtësi e gjallë, një plagë që nuk është mbyllur sepse drejtësia nuk është thënë. Fondacioni Çamëria ‘Hasan Tahsini’ ka organizuar me dhjetëra aktivitete, që nga Gjilani në Kosovë, Durrësi dhe Tirana në Shqipëri, dhe deri në Amerikën e largët, ku kemi prezantuar tragjedinë çame dhe mesazhin e Çamërisë në Festivalin e Filmit Shqiptar në Boston në përpjekjet tona për sensibilizizimin për çështjen çame”, tha ai.