-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: U shua ikona e këngës çame… bilbili i Çamërisë, Shaban Zeneli

Kryesoret

Një lajm që rëndon në shpirt. Një lajm që, edhe pse e dinim se do të vinte, nuk ishim kurrë gati ta pranonim. Sepse Shabani nuk ishte thjesht një këngëtar, ai ishte zëri i një dhimbjeje, i një historie, i një kujtese që nuk shuhet.

Edhe në ditët më të vështira, kur sëmundja e kishte dobësuar trupin, ai mbetej i pathyer në shpirt. Vetëm pak javë më parë, në një takim që sot më duket edhe më i çmuar, e pashë të lodhur… por kur nisi të këndonte, gjithçka ndryshoi.

Zëri i tij u ngrit si gjithmonë, i pastër, i fortë, i mbushur me mall për Çamërinë. Ishte si një dëshmi se arti i tij nuk i përkiste trupit, por shpirtit.

Shaban Zeneli ishte më shumë se një artist i madh. Ai ishte një kujtesë e gjallë. Një rrëfimtar i dhimbjes dhe krenarisë çame. Një mik i rrallë, që linte gjurmë tek kushdo që e njihte.

Në vitin 1995, ai u vlerësua me çmimin e dytë në Festivalin Folklorik Kombëtar, nga një juri e drejtuar nga muzikologu i madh Prof. Ramadan Sokoli, i cili e konsideroi Shaban Zenelin një zbulim të rrallë në folklorin shqiptar.

I vlerësuar në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare, i njohur dhe përtej kufijve, ai mbeti gjithmonë i lidhur me rrënjën e tij.

Në filmin “Kënga e një vendi të humbur”, zëri i tij në rrënojat e shtëpisë së të atit është më shumë se muzikë, është një klithmë që të ndjek gjatë, një plagë që flet.

Si një zë që vjen nga thellësia e shpirtit të një populli të dëbuar, që nuk resht së kërkuari drejtësi dhe kthim. Në çdo varg të tij jeton historia jonë: https://www.lortajablog.fr/films-et…/chant-d-un-pays-perdu

Sot nuk po i themi vetëm lamtumirë një artisti. Po i themi lamtumirë një zëri që për shumë prej nesh ishte vetë Çamëria.

Lamtumirë, mik i dashur.

Alket Veliu, drejtor i Fondacionit “Hasan Tahsini”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit