-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pogradeci në fokus, ambasadori i OSBE-së mbështet zhvillimin dhe sigurinë lokale

Kryesoret

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, zhvilloi një vizitë zyrtare në Pogradec, ku u takua me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe prezantoi një program të ri për hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë të vendit, duke rritur kështu transparencën dhe aksesin në sistemin e drejtësisë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai pati një takim edhe me kryetarin e bashkisë, ku diskutuan për potencialin zhvillimor të qytetit dhe nevojën për promovim më të madh ndërkombëtar. Tarran theksoi se Pogradeci ka pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por ende nuk është mjaftueshëm i njohur jashtë vendit.

Ambasadori gjithashtu foli për mbështetjen që OSBE po ofron për Këshillat Vendorë të Sigurisë dhe nismat e tjera që synojnë përmirësimin e sigurisë, zhvillimin ekonomik dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit