-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama hyn në Kuvend/ PD ia mbath, socialistët miratojnë ligjet

Kryesoret

Debat, akuza dhe përplasje e fortë, më pas vjen kryeministri Edi Rama në parlament dhe opozita largohet. Në fund socialistët votojnë ligjet të qetë dhe mbyllin seancën. Kjo ishte panorama e asaj që ndodhi ditën e sotme. Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën.

I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula. Sot u miratuan ndryshimet në ligjin për sportin, deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga socialistët. Gjithashtu kaluan edhe ligjet e tjera që ishin në rendin e ditës.

LIGJET E MIRATUARA SOT NE KUVEND

Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”-74 pro, 1 abstenim

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, – 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.-71 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”. 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit