Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta afrikane, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta. Vlerat ekstreme priten në qarqet e Shkodrës dhe Elbasanit, ku termometri do të ngjitet deri në 40°C, veçanërisht në Cërrik dhe Ura Vajgurore.
Pasditja sjell kalime të lehta vranësirash në lindje të vendit, por pa reshje. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga perëndimi, me dallgëzim të ulët në bregdet.
Qytetarëve u këshillohet kujdes ndaj ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut.