Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Vetëvendosje ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot nga kryesia e qendrës së kësaj partie në Mitrovicë, të udhëhequr nga deputeti Armend Muja, është marrë vendim unanim për të mbështetur kandidaturën e Pecit, i cili vjen nga radhët e Partisë Guxo.
“Faton Peci është një prej ministrave më të suksesshëm të Qeverisë Kurti, i cili ka sjellë investime dhe reforma të thella në bujqësi, zhvillim rural dhe përkrahje për fermerët në çdo cep të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.