Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku qëndroi rreth një orë.
Pas daljes, Noka deklaroi për mediat se është thirrur për kallëzimet që opozita ka bërë për krimet zgjedhore në disa qytete të Shqipërisë, duke përmendur Durrësin, Vorën, Elbasanin, Shkodrën, Fierin dhe Vlorën.
“Në SPAK isha për një sërë kallëzimesh që lidhen me krimet zgjedhore. Konstatova se task-forca për krimet zgjedhore ishte e paarritshme,” tha Noka, duke shtuar se PD ka paraqitur dhjetëra referime dhe prova.
I pyetur për shkresat e SPAK që kërkojnë informacion lidhur me një kontratë lobuese në SHBA, Noka u shpreh se PD-ja është transparente dhe ka vendosur të gjitha dokumentet në dispozicion të prokurorisë.Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Isha për kallëzime për krimet zgjedhore