-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Do të vijë dita kur do t’i veshim bluzat me flamuj serbë, kudo dhe lirisht

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti se nesër mund të ketë provokime gjatë festës së Vidovdanit.

Kreu i shtetit serb u shpreh se “do të vijë koha kur do të jemi në gjendje të veshim bluza dhe flamuj serb, kudo, plotësisht lirisht.

Jemi në oborrin e Kishës Stefan Lazar dhe dua të them se para së gjithash dua t’u bëj homazh heronjve të Kosovës, por edhe të falënderoj njerëzit në Kosovë që mbijetojnë atje dhe ruajnë emrin serb”, ka thënë Vuçiç për TV Pink.

Policia e Kosovës sot përmes një njoftimi për media ka bërë thirrje që të shmangen provokimet gjatë ditës së nesërme.

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente, grupe do të vijnë në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit