Pasditen e sotme në Laprakë, Tiranë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tre automjete: një taksi, një autobus dhe një makinë policie.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre persona: E. Gj dhe E. J, që ndodheshin në një automjet policie, si dhe drejtuesi i një taksie, A. M. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit dhe rrethanat e përplasjes së automjeteve.