Ushtarët polakë të KFOR-it të Komandës Rajonale Lindje (RC-E) kryen “një patrullë zbulimi” përgjatë kufirit me Serbinë në veri të Kosovës.
“Patrullime të tilla, të kryera në mënyrë të paanshme dhe rutinore, janë esenciale për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në të gjithë zonën e përgjegjësisë së RC-E-së”, tha KFOR në njoftim.
Për këto patrullime, KFOR tha se luajnë një rol vital në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në rajon.