Ka ndërruar jetë sot në Bergamo të Italisë gazetari, publicisti dhe poeti Dashamir Dini. Ai u shua si pasojë e një hemoragjie cerebrale akute, ndërsa po trajtohej për një sëmundje të rëndë që iu diagnostikua kohët e fundit.
Dashamir Dini është i njohur edhe si babai i këngëtarit Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në vitin 2016.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur familja, ndërsa e bija, Barbana Dini, i dedikoi një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e përshkruar babanë si hero dhe mësues të jetës.
“Ti ishe heroi im, mësuesi më i mirë i jetës, një njeri i madh që la një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona,” shkruan ajo.