Vazhdon përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ekstremistit britanik, kryetarit të partisë “Reforma”- deputetit Nigel Farage, i cili pranoi sfidën e kreut të qeverisë shqiptare lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. “Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage për The Telegraph.
Pas kritikave të Edi Ramës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, politikani Farage deklaroi se “Kryeministri shqiptar na përqesh për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, duke kërkuar vende ku të hedhë emigrantët’.
Ai pretendon se shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’. Të them diçka, z. Rama: a e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi“.
Kryeministri Edi Rama e sfidoi se nëse shifrat janë të vërteta do i marrë të gjithë shqiptarët e dënuar në Britani. “Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it “Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë”.
Rama më pas e sfidoi. “Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht.
Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.
Duke folur për The Telegraph, Farage tha se do ta pranonte sfidën. “Ne do ta mbajmë Edi Ramën besnik ndaj premtimit të tij” tha ai.
Vijon përplasja/ Rama sfidon ekstremistin britanik: Lëri titujt bombastikë, lexo faktet!








